Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit, cili u lirua nga detyra.
Për këtë shkak përmes një komunikate ka reaguar Partia Demokratike e Ashkalinjve.
Në reagimin e PDAK-së, ky vendim i ekzekutivit vlerësohet si skandaloz, njofton Klankosova.tv
Sipas këtij subjekti politik, Hyseni, ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur burgimin për keqpërdorim të fondeve.
E lidhur me këtë, sot në një konferencë për media ka folur kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se ende nuk kanë arritur ta shqyrtojnë atë se çka thuhet për zëvendësministrin e ri.
Por, shefi i qeverisë theksoi se kur ta shqyrtohet i gjithë rasti, do të merret vendimi adekuat.
“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në Qeverinë tonë unë jam në koalicion. Prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrin veprimin apo vendimin adekuat. Por, tash nuk mund të flasë për këtë gjë. Porsa e emëruam atë”, tha Kurti gjatë konferencës.
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...