Avni Arifi ish-shefi i Kabinetit të Kryeministrit në largim i cili u emërua ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe në prill të këtij viti ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve të kabinetit të Ramush Haradinajt ku ai u cilësua si shpenzuesi më i madh në mëditje, aviobileta dhe kredit kartela.
Arifi i cili shërbeu si shef i stafit të Kryeministrit në largim për 20 muaj në faturën e harxhimeve i figurojnë mbi 50 mijë euro shpenzime.
Arifi përmes Facebook-ut është shprehur se këto shpenzime nuk janë personalisht të tij.
“Dua të potencoj se këto nuk janë shpenzime të Avni Arifit e as vetēm të shefit të stafit të Kryeministrit por edhe të shefit pēr bisedime me Serbine”, thuhet në reagimin e tij.
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka thënë se shumë nga shpenzimet e dialogut që ai ka udhëhequr me Serbinë janë në shumën totale të shpenzimeve.
“Qeveria në largim nuk kishte ministri për dialog siç kishte Qeveria e mëparshme e as fond të veçantë për bisedime siç kishte gjithmonë. Shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin tim dhe kartela që une e kam pasë. Po ashtu nē disa raste fatura të ngjarjeve të përbashkëta të kabinetit janë mbuluar nga kartela ime”, ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se mënyra e sqarimit nga Zyra e Kryeministrit është gabim dhe kategorizimi i shpenzimeve është skandaloz.
“Për keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit, e edhe më keq kategorizimi i shpenzimeve. Me një kategorizim të tillë tërësisht skandaloz ēshtë i kuptueshëm cdo konkluzion edhe kur është i pasaktë”, ka shkruar ai.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt