U testuan 75 mostra në Kosovë, të gjitha negative

23:25 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan, transmeton portali arbresh.info.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë pothuajse tek të gjithë fqinjët e Kosovës janë regjistruar raste me koronavirus, në Shqipëri deri tani janë 10.

Kurse Mali i Zi dhe Kosova ende nuk janë prekur nga ky virus vdekjeprurës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme