Policia e Kosoves ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me rastin e mbrëmshëm dje në Prishtinë, ku një vajzë ka pretenduar se është ofenduar dhe sulmuar nga një police, pasi nuk e kishte vendosur maskën.
Përmes një komunikate për media, Policia thotë se Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.
“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të qytetarëve ndaj zyrtarëve të PK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Përmes një postimi në një grup në Facebook, Mehmeti pretendon se ishte duke dalë nga një dyqan, kur një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Ajo pretendon se policja i është drejtuar duke i thënë “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.
Në postimin e saj, ajo pretendon se policja ia ka shkulur edhe flokët.
Qytetarja thotë se rastin e ka raportuar edhe në Inspektoratin Policor, për të cilin pretendon se prezentë ishin edhe dy pjesëtare të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat ishin sjellur mirë me të.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...