Sot iu shpërndanë certifikatat e dëshmorëve familjarëve të të rënëve për lirinë e vendit në Betejën e Koshares nga Drenasi dhe Skenderaj.
Në ceremoni, veç familjarëve të 10 dëshmorëve nga Drenica, ishin edhe ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ish komandanti i Brigadës 138, Rrustem Berisha dhe Avni Rrustemi, ish komandant në Betejën e Koshares.
Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...