Kërkohet personi i zhdukur Behamir Gavazaj. Familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij që nga muaji shtator.
Siç njofton policia, transmeton Gazeta Express, “Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj, i lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur i Prizrenit, për herë të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10 shtator 2022, nga ajo ditë familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të”.
“Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, peshon 70 kg dhe ka flokët e thinjura.Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...