Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje të trefishtë, tha se duke ecur në një pjesë të malit në ditën kritike, kishte dëgjuar zërat “u shku me vra Ganinë” (shoferin e autobusit), të cilët zëra mohoi të kenë qenë të të akuzuarve Mehmetaj.
Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj tha se i njeh të akuzuarit si bashkëfshatarë dhe që me ta kishte raporte të mira, mirëpo nuk kishte lidhje familjare.
Ditën kritike, Zeqiraj thotë se kishte dalë me qenin e tij për shëtitje tek Liqeni i Radoniqit, ku nga shtëpia kishte dalë afërsisht në orën 16:00 e që në atë vend kishte qëndruar për dy apo tri orë.
Duke u kthyer tek shtëpia, tha se një veturë ishte ndalur tek varrezat e reja të fshatit dhe aty kishte dalë një person nga asfalti i rrugës nga Kulla e Dëshmorëve, duke folur me personin në veturë.
“Aty janë ndalë kanë folë në mes vete dhe unë s’i kam pa asnjonin se kam qenë bukur larg, vetëm ua kam ni zanin. Njoni ka qenë në mal, e tjetri prej kerrit”, tha dëshmitari Zeqiraj.
Ai shtoi se kur kishte kaluar nga malim nuk e kishte vërejtur se dikush ka qenë aty, e që personat në fjalë i ka pasur pas shpinës dhe atë në largësi prej 200 apo 300 metra.
Ajo rrugë, sipas dëshmitarit kishte qenë e asfaltuar por pa drita, mirëpo aty thotë se i kishte dëgjuar disa zëra.
“Kanë folur, ai që ka qenë në veturë e ka pyet këtë që ka qenë në mal ku është ai ‘ahmaki’, ai ju ka përgjigj ka shku me vra Ganinë (shoferin e autobusit). Unë kam mendu që po ndodh me familje teme se vëllau jem e ka emrin Gani”, tha dëshmitari Zeqiraj.
Sipas dëshmitarit, zërat nuk kishin qenë të Gllogjanit (sipas asaj që i njeh djemtë e asaj pjese në mënyrën si flasin), por ai tha se kishin qenë zëra të moshës së re.
Zeqiraj u ballafaqua nga prokurorja Sahide Gashi me deklaratën e dhënë në Polici, ku kishte thënë edhe se kishte dëgjuar atë person që ka qenë në thera duke i thënë shoferit “shymja dritat të shkojmë për Ratishë”, si dhe largësia kishte thënë se ka qenë 150 metra.
Këtë deklarim e pohoi dëshmitari Zeqiraj. Ai tha se rasti kishte ndodhur afër shtëpisë së tij, më pas ai ka kontakuar djalin e tij në telefon i cili i kishte treguar se është vrarë “djali i Beqës”.
Më pas, dëshmitari përmes fotografive të paraqitura në sallë, ka sqaruar pjesën se ku kishte qenë ato momente, në një pjesë me thera ku nuk kishte shtëpia dhe ishte pas shkollës në anën e djathtë, ku tha se veturën e kishte parë para shkollës, e cila ishte rrugë fushore.
Sipas dëshmitarit, vetura që ka parë ka qenë larg dhe nuk ka mundur ta shohë mirë, ajo veturë tha se ka qenë “Jeep”, i vogël.
Dëshmitari Zeqiraj më pas tha se më nuk ishte interesuar se çka po ndodh por ka vazhduar rrugën për në shtëpinë e tij pasi që edhe kishte filluar të binte shi.
Sipas tij, zërat e dëgjuar nuk kanë mundur të jenë të të akuzuarve, kurse lidhur me atë se përse nuk e ka lajmëruar Policinë, ai tha se nuk e kishte menduar se do të ndodhte vrasja.
Më pas, kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova, e pyeti se në rast se Gjykata do të dalë në vendngjarje, a do të ishte në gjendje të dalë të provojë nëse i njeh zërat e burrave të Gllogjanit, dëshmitari e pohoi një gjë të tillë.
Në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitari Granit Mustafaj, vëllai i viktimës G.M (17-vjeçare), i cili tha se natën kritike kishte qenë në shtëpi dhe pas orës 19:00 nga disa fqinjë në rrugë e kishte marrë lajmin që autobusi ishte sulmuar.
Ai tha se personi Idriz Mustafaj ishte duke kontaktuar me dikë në telefon pasi që e kishin lajmëruar se djali i vëllait të tij ishte në autobus dhe dëshmitari kishte motrën, Më pas, ai tha se ka shkruar në shtëpi dhe ka lajmëruar babanë e tij.
I ballafaquar me dëshminë e tij në Polici ai kishte thënë se kur ka dalë prapë në rrugë, e ka takuar të akuzuarin Halil Mehmetaj, të cilit i ka treguar se është sulmuar autobusi dhe se motra e tij ishte në të.
Ai tha se i akuzuari Halil i kishte thënë se tani do bisedojë me mjekun në Pejë, dhe i kishte thënë se motra e tij G., është mirë.
Sipas dëshmitarit, menjëherë përtej shpisë është rruga dhe në atë moment e kishte parë Halil Mehmetajn, i cili ishte në veturën e tij Golf 2, edhe kur kishte biseduar me dëshmitarin.
Pas asaj bisede, tha se Halili kishte vazhduar me veturën e tij kurse ai ishte kthyer në shtëpi, ndërsa shtoi se nuk kishte parë se në çfarë drejtimi ka shkuar.
Më pas, përmes fotografive dëshmitari Mustafaj, tregoi ku gjendet shtëpia e tij dhe e familjes Mehmetaj, si dhe vendi i ngjarjes.
“Momentin kur e kam parë Halilin ka qenë tek lokali i Agronit duke u kthy, kur u dalë atë moment e kur u kthy e kam prit atë moment se e kam ditë se o ky, unë jam afru te kerri dhe jam afru te ana e shoferit e ka hapur dritaren i kam thënë se e kanë sulmurar autobusin dhe motra ime ishte aty, ai m’u ka kthy me fjalët ‘e di dhe jam në kontakt me mjekët dhe kam me bo gjithçka G., ka me bo ma mirë se kam bisedu me mjekët”, tha dëshmitari Mustafaj.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...