Qendra e Kompetencës“11 Marsi“ në Prizren për nderë të shënimit të 62 vjetorit të themelimit ka organizuar aktivitetin Ditët e Dyerve të Hapura, ku gjatë dy ditëve nxënësit kanë pasur mundësinë të shpalosin talentin e tyre në art, kulturë dhe shkencë.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se Qeveria po punon shumë që politikat e mira të implementohen suksesshëm për avancimin e AAP-së si dhe përafrimin kualifikimeve të arsimit dhe aftësimit profesional drejt nevojave të tregut të punës.
Nagavci theksoi se edukimi dhe ngritja profesionale e të rinjve do të jetë synimi ynë themelor për zhvillimin dhe të ardhmen e shtetit tonë e kjo mund të arrihet përmes bashkëpunimit të sinqertë nga të gjithë bartësit.
Qendra e Kompetencës “11 Marsi“ në Prizren është një nga 6 shkollat profesionale e cila funksionon në kuader të Agjensisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur.
Në këtë qendër mësimi zhvillohet ne 3 gjuhë mësimore: në gjuhën shqipe, në gjuhën boshnjake dhe në gjuhën turke./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...