Google ADS

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën

10:49 | 4 Prill 2023
K.B

Për shkak të reshjeve të shumta të borës, shumë rrugë janë bllokuar duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Përveç rrugëve bora ka rrëzuar edhe disa lisa.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ekipet përgjegjëse janë në teren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me “NPL Hortikultura”, njësitet e zjarrfikësve dhe me Policinë e Kosovës.

Me këtë rast ai tha tha se për momentin rruga tek Parku i Qytetit është e bllokuar dhe se ekipet po vazhdojnë të punojnë ende.

Rama ka lutur qytetarër që mos ta frekuentojnë këtë rrugë dhe posaçërisht parqet e qytetit për shkak të rrezikut nga drunjtë e rrëzuar deri në njoftimin e radhës.

Siguria e qytetarëve të Kryeqytetit është prioritet për ne, shtoi Rama, përcjell Arbresh.info

Postimi i plotë:

“Si pasojë e motit të keq të përcjellur me erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme dhe reshjeve të mëdha të shiut dhe borës kemi pasur rrëzim të lisave në disa lokacione në Kryeqytet, kryesisht në Parkun e Qytetit, Parkun e Taukbahqes, në rrugët “Perandori Justinian”, “Agim Ramadani”, dhe rrugën Germi-Butovc.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Njësitin e zjarrfikësve të Kryeqytetit dhe Policinë e Kosovës.

Për momentin rruga tek Parku i qytetit është e bllokuar për qarkullim dhe ekipet janë duke punuar për lirimin e rrugës nga drunjtë e rrëzuar.

Lusim qytetaret që te mos frekuentojnë këto rrugë dhe posaçërisht parqet e qytetit për shkak të rrezikut nga drunjtë e rrëzuar deri në njoftimin e radhës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në koordinim me të gjitha drejtoritë komunale është duke punuar gjatë gjithë kohës dhe falënderojmë qytetaret për bashkëpunimin e tyre në këtë situatë.

Siguria e qytetarëve të Kryeqytetit është prioritet për ne.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme