Udhëheqësi i Inspektoratit në regjionin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu pretendon se në vitin 2020 është rrahur me mjete të forta nga njerëzit e Ranko Veselinoviqit dhe Millan Radojçiqit.
Fazliu ka thënë se Gjykata në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj katër të dyshuarve, por nuk ka ende vendim, pasi sipas tij, të akuzuarit nuk kanë ardhur në seancat gjyqësore.
Mes tjerash, Fazliu në një intervistë në T7 ka thënë se të akuzuarit kanë ndikim në sistemin e drejtësisë.
“Me 29 prill 2020 më është organizuar një prit nga tre persona, më kanë sulmuar për vdekje me mjete të forta. Persona me të kaluar kriminale me mbi 40 vepra penale. Pas sulmit tim e kanë sulmuar edhe veturën zyrtare që e kanë shkatërruar të tërën. Është ngritur aktakuzë për ‘Vrasje të rëndë në tentativë’ ndaj M.B si shtytës dhe ndaj tre kryerësve, ku njëri më nuk jeton, kurse dy të tjerët janë gjallë. Është tentuar të mbahet seanca gjyqësore por të akuzuarit kanë munguar”, tha Fazliu, shkruan Arbresh.info
Kliko KËTU për të parë intervistën e plotë.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...