U raportuan dy raste të dhunës familjare ku sulmohet nëna

11:54 | 31 Gusht 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë raportuar dy raste të dhunës familjare, ku sulmohet nëna.

Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, e tjetri në Fushë Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Podujevë 30.08.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur nënën e tij. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 30.08.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme