Google ADS

U raportua se ndaluan një automjet që transportonte dinarë, Dogana: I udhëzuam t’i ndjekin njoftimet e BQK-së

15:22 | 14 Shkurt 2024
E.K

Sot është raportuar se një automjet që po transportonte dinarë serbë është ndaluar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë, ndërkaq lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Dogana e Kosovës

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tha për Arbresh.info se në këtë pikëkalim kufitar u paraqitën disa persona si përfaqësues të “Komercijalna Banka” e cila është mbyllur.

“Ne pike kalimin kufitar te Jarinjes jane paraqitur disa persona qe pretendojne se perfaqesojne Komercijalna Banka, e cila tashme eshte mbyllur. Keta persona jane interesuar per proceduren e levizjese se parave te gatshme, te njejtit jane udhezuar qe te ndjekin njoftimet e BQK derisa Dogana e Kosoves poashtu zbaton normat e njejta ligjor”, tha Stavileci.

Ndryshe, mediat në Serbi sot kanë raportuar se një automjet që po transportonte dinarë serbë është ndaluar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë është në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila thotë se vetëm euroja është valuta për pagesa me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kishte njoftuar se Komercijalna Banka AD Beograd, ka mbyllur të gjitha degët në Republikën e Kosovës më 31 janar 2024./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Ndalohet sërisht kalimi i një dërgese me dinarë në Kosovë

Të ngjashme