Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas raportimit se Ligji mbi Pagat kthehet në pikën zero.
Kjo sindikatë përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se do të ftojmë një takim urgjent me Këshillin Drejtues të Sindikatës për hapa tjerë sindikal, shkruan arbresh.info.
“Sindikata e Policisë është e shqetësuar me informatën nga mediat se Ligji mbi Pagat kthehet në pikën zero pa dhënë ndonjë arsye. Prandaj Sindikata e Policisë së Kosovës, do të ftojmë një takim urgjent me Këshillin Drejtues të Sindikatës për hapa tjerë sindikal”, thuhet në reagim.
Po ashtu Sindika ka bërë të ditur se do të kërkojnë takim urgjent me Presidenten dhe Kryeministrin e Republikës për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.
“Për momentin e krijuar,deri në hartimin,projektimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon që të gjithë pjesëtarëve të Policisë pa dallim t’ju shtohet në pagë shumë nga dyqind (200) euro. Kjo kërkesë është shumë modeste në krahasim me pagën që merr polici dhe rritjen enorme të çmimeve në vend. Mbesim me shpresë se Presidentja dhe Kryeministri do të marrin parasysh kërkesën tonë mediatike për takim”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...