Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi ka ndërruar jetë të shtunën.
Sipas raportimeve në media, Jakup Krasniqi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, do të vijë për vizitë nesër në Kosovë.
Lidhur me vizitën e Krasniqit në Kosovë, Dhomat e Specializuara për Arbresh.info kanë dhënë detaje.
“Gjithçka që mund t’ju them në këtë pikë është se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa. Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara./Arbresh.info
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...