Aktori i njohur, Çun Lajçi i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.
Siç u raportua rastin në polici e kishte lajmëruar edhe vet Çun Lajçi.
Madje aktori doli dhe e konfirmoi këtë gjë, por tha se mediat nuk raportuan saktë, duke shtuar se djali i tij ishte i dehur dhe për të mos e lënduar dikë ka lajmëruar policinë.
“E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind”, shkroi ai.
Postimi i tij i plotë:
Kundërpërgjigje
—portaleve që për nji cent e therin njeriun!
A jeni n’vete ore?
E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani:
Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!
Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret!
Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!
Kaq!
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...