U raportua se Bislimi u “përzënë” nga takimi në Tiranë, reagon këshilltari i tij: Spekulim, nuk ka pasur konfirmim për pjesëmarrje

11:41 | 17 Korrik 2023
E.H

Po raportohet nëpër media se zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi është “përzënë” nga takimi joformal i liderëve të rajonit që do të mbahet sot në  Tiranë.

Lidhur me këtë ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltari për media i Bislimit i cili tha se nuk ka pasur konfirmim zyrtar për pjesëmarrje të Bislimit në këtë takim, përcjell Arbresh.info.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”, ka shkruar Kadiu.

Kadiu ka shtuar se raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Rama mbledh liderët e rajonit në Tiranë, Kosovën pritet ta përfaqësojë Bislimi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme