Google ADS

“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

13:02 | 20 Shtator 2024
K.B

Florim Zeqiri i cili mbeti i vdekur pasi u plagos sot në Mitrovicë, ishte qëlluar me 6 plumba.

Kështu ka shkruar në Facebook, ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës personi që mbeti i plagosur sot në Mitrovicë.

Lajmin ka konfirmuar mjeku kujdestar, Naser Syla.

“Po, mund të ju konfirmoj se personi i plagosur, nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve”, tha Syla për Arbresh.info

Ndërsa zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor./Arberesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme