Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është person paqësor dhe se nuk është i dhunshëm në familje, në raport me gruan dhe vajzën e tij.
Kurti sot kishte marrë pjesë në një konferencë me temë “Nuk ka paqe pa gra”, dhe gjatë një konference për media në kryeministri ai u pyet se pse gruaja dhe vajza e tij nuk jetojnë në Kosovë?
Ai tha se është gruaja dhe vajza e tij jetojnë në të dy vendet, Prishtinë dhe Oslo.
“Pas takimit në kryeministri me ambasadorët e QUNT-it dhe me shefin e Misionit të BE-së, në një konferencë që po mbahet në Kuvend ‘Nuk ka paqe pa gratë’, ka mysafirë nga Evropa e Azia…gruaja ime dhe vajza ime jetojnë dhe në Prishtinë dhe në Oslo dhe jetojnë në të dy vendet, por kjo nuk do të thotë që ato kur nuk janë me mu unë jam i dhunshëm sepse konferenca ishte ‘Nuk ka paqe pa gra’, besoni unë jam paqësorë edhe kur janë ato këtu edhe kur s’janë”, ka thënë Kurti.
lexo edhe:
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...