U protestua kundër arrestimit të personave që sulmuan gazetarët, situatë e qetë në Leposaviq

13:42 | 19 Qershor 2023
L G

Situata aktuale në Leposaviq është e qetë, me protestues të shtuar, por pa ndonjë parregullsi apo incident që mund të shënohet si i tillë

Në Leposaviq po mbizotëron moti i mirë ku protestuesit po qëndrojnë të ulur gjatë gjithë kohës aty para objektit komunal, duke shijuar rrezet e diellit, raporton arbresh.info

Më herët ata kanë mbajtur një fjalim, ku janë parë edhe familjarët e të arrestuarve nga Policia e Kosovës për sulm ndaj gazetarëve dhe ekipeve të medieve të Kosovës.

Kërkesa kryesore e tubimit të tyre ka qenë lirimi i tre të arrestuarve, mes tyre edhe Uroš Vukašinovic, i cili u arrestua sot./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme