Vlora Hyseni është emri i ri, që kryeministri Edi Rama i ka propozuar sot (17.03.2023) Presidentit Bajram Begaj për emërimin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Kush është Vlora Hyseni?
Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj në Kosovë.
Ajo është mjaft e përgatitur për një post të tillë, pasi është e njohur ndërkombatrisht dhe e përgatitur në këtë lami në SHBA dhe Izrael.
Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja.
Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI./Arbresh.info/
lexo edhe:
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë