Komiteti Ndërministror për Autostradën që do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, mbajti takimin e vet të radhës me ç ‘rast para anëtarëve të këtij komiteti u prezantuan tri variantet e mundshme se nga do të shtrihet traseja e kësaj autostrade.
Ministri Pal Lekaj informoi anëtarët e komitetit se pas konsultimeve publike në komunat përkatëse, do të përcaktohet se me cilin variant do të shkohet tutje.
Varianti i parë ka gjatësi rreth 90 kilometra, e dyta 94 kilometra dhe e treta rreth 96 kilometra. Autostrada e Dukagjinit parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës, kalon nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në kyçjen kryesore në autostradën për Prizren.
Për të tria variantet janë zgjedhur korridore që kanë kosto më të ulët për Qeverinë e Kosovës, pa i cenuar parametrat teknik të autostradës, e cila do të jetë e tipit të mbyllur./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...