Google ADS

U prezantua si polic, arrestohet prishtinasi

09:32 | 24 Janar 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë një person. I njëjti ishte prezantuar me indentitet të rrejshëm si zyrtarë policor.

Sipas policisë ka ndodhur në Prishtinë, më 23.01.2022. E pas arrestimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 23.01.2022 lidhur me rastin pas disa hetimeve të zhvilluara nga policia, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme