Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mramor të Prishtinës nën dyshimin se i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.
Sipas, policisë i njëjti kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur më 6 janar rreth orës 11:30.
“PREZANTIM I RREMË Mramor, Prishtinë 06.01.2024 – 11:30. Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...