Të premten mbrëma në Hamburg është bërë përurimi i objektit të ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës.
Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe euro deputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD) Behar Isma, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve e intelektualëve të bashkë atdhetarëve.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, foli për marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe tradicionale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe për angazhimin e Qeveria e Republikës së Kosovës për thellimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të raporteve dypalëshe.
“Në lidhje me domosdoshmërinë e ndërrimit të objektit të ri të konsullatës, Ambasadori Ajeti tha se ky aktivitet nuk është i rastësishëm, por një pjesë e pandalshme, një rrugë e palëkundur e angazhimit tonë për të përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës. Ndërrimi i një objekti nuk është shumëçka, por është një mesazh i qartë për të gjithë, se rruga e drejtë dhe ligjore janë të vetmet rrugë që do të ndjekim.”, thuhet në njoftim.
Ajeti rikonfirmoi zotimin e MPJD-së se objekti i ri i konsullatës do të mbetet si shtëpia e dytë e çdo qytetari tanë dhe do të jetë një qendër e fuqishme në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore.
Lendrit Iljazi, këshilltar i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, tha se MPJD udhëhiqet me parimin se një qasje strategjike dhe efektive ndaj diasporës është çelësi për imazhin, zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit tonë. Fuqizimi i diasporës vazhdon të mbetet një nga prioritetet e punës së MPJD-së./Arbresh.info
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...