Është bërë përurimi i librit “Sportet për personat me aftësi të kufizuara” të autorëve Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj.
Sipas njoftimit, në këtë organizim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve sportive e kulturore të Kosovës, Komitetit paralimpik të Kosovës, federatave sportive dhe sportistëve me aftësi të kufizuara, aktivistëve të sportit dhe të punës me persona me aftësi të kufizuara, Komunës së Prishtinës, shoqatave të personave me aftësi të kufizuara e kolegë dhe bashkëpunëtorë tjerë.
“Për librin kanë folur recensuesi Besim Hasani, ish kryetar i komitetit Olimpik të Kosovës; Njomza Emini, presidente e Komitetit paralimpik të Kosovës; Bardh Krasniqi nga Drejtoria e Kulturës dhe Sportit në Komunën e Prishtinës; Igballe Potera, drejtoreshë e Qendrës Burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi” Prishtinë dhe kryetare e Olimpiadës Speciale të Kosovës, Bedri Çejku, aktivist në zhvillimin e sportit për persona me aftësi të kufizuara në periudhën e pas luftës përmes organizatës amerikane Veteranët e Vietnamit, Arbër Grabovci, gazetar sportiv dhe veprimtar i shumanshëm në fushën e sportit, etj. që kanë vlerësuar këtë libër si një punë e madhe hulumtuese dhe dokumentuese e dy autorëve për të dëshmuar historikun e zhvillimit të sporteve për personat me aftësi të kufizuara nga pas lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotme.”, thuhet në njoftim.
Libri është një monografi, e para e këtij lloji kushtuar kësaj teme dhe ajo paraqet zhvillimet nga vitet e ’40 të shekullit XX me fillimet e para fillimisht të personave të verbër dhe atyre me dëmtime në dëgjim, e në dekadat e mëvonshme edhe personat me dëmtime në lëvizje dhe në shekullin XXI edhe për personat me dëmtime intelektuale.
“Monografia posaçërisht është fokusuar në zhvillimin e sporteve në periudhën e pas çlirimit me krijimin e federatave dhe klubeve sportive, Komitetit paralimpik të Kosovës dhe përfshirjen e sportistëve dhe parasportistëve në garat vendore dhe ndërkombëtare, ku Kosova ka pasur një edhe arritje me medalje duke përfshirë edhe medalje të arta.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Mes të tjerash në njoftim bëhet e ditur se libri botohet në kohën kur Kosova sapo është pranuar vitin e kaluar në Komitetin Paralimpik ndërkombëtar si anëtar me të drejta të plota dhe në kohen kur gjatë vitit 2024 Kosova është duke punuar për pjesëmarrjen e dy parasportistëve kosovarë në Lojërat paralimpikë Parisi 2024, që është arritja më e madhe e këtyre sportistëve në Kosovë.
Autorët e librit Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj kanë treguar për vështirësitë që kanë pasur në hartimin e kësaj historie sportive, punën që është bërë me arkivat, dokumentacionin e shoqatave dhe federatave sportive, materialet nga shtypi dhe intervistat. Libri ka një listë emëror me mbi 150 persona që në një mënyrë apo tjetër janë përfshirë në aktivitetet e sporteve për personat me aftësi të kufizuara, ka mbështetje në literaturë nga 46 burime të referuara dhe rreth 100 tjera që kanë ofruar informacion shtesë, afër 20 intervista dhe dhjetëra biseda me akterë dhe pjesëmarrës në ngjarjet lidhur me sportin e personave me aftësi të kufizuara.
“Libri është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është publikuar nga Komiteti Paralimpik i Kosovës.”, bëhet e ditur tutje./Arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...