Është paralajmëruar prishja e koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, ndërkaq nga kjo komunë është njoftuar edhe për një konferencë të kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Konferenca e jashtëzakonshme për media e kryetarit Tahiri është paralajmëruar për në ora 11:00.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ku kryetari i Komunës Xhafer Tahiri flet për zhvillimet e fundit politike në Komunën e Vushtrrisë. Konferenca mbahet sot e premten me 29 janar 2021 prej orës 11:00 në Ndërtesën e Komunës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndërkaq, Vetëvendosje një ditë më parë nuk e kishte votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...