Një grua është arrestuar në Rugovë pasi është parë në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, e dyshuara gjatë deklarimit ka thënë se arma është e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Rugovë 20.05.2023 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Rama publikon fotografitë nga ceremonia për 28 Nëntorin në V...
Amorim shënon fitoren e parë me Manchester Unitedin
Kështu do të duket Galaxy S25 Ultra
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...