Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti kishte tentuar tu jepte ryshfet policëve kufitar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.
I dyshuari R.T kishte kërkuar nga policët kufitar që të mos e regjistrojnë babain e tij, i cili po tentonte të hynte në Kosovë, për çka kishte ndalesë për pesë vjet, raporton arbresh.info.
Parat në vlerë prej 50 eurosh, i dyshuari i kishte vendosur në dokumente deri sa po ia dorëzonte policisë, duke u rekomanduar atyre që me këto para të pinë nga një kafe.
“Më, 19.12.2020 rreth orës 05:45, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK)-Hyrje nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur: R.T., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili në dokumente që ua prezanton policisë kufitare, kishte futur 50 (pesëdhjetë) euro. Zyrtari policor kërkon të dijë pse janë këto të holla në dokumente dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse parat janë ‘për nga një kafe”, bënë të ditur policia.
Mirëpo, pas kontrollit që kishin bërë në sistem, zyrtarët policor kishin vërejtur se babai i të dyshuarit kishte ndalës për hyrje në Republikën e Kosovës.
“Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘dhënia e ryshfetit’”, bënë të ditur policia.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar.
I dyshuari është urdhëruar që më, 21.12.2020, të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit./arbresh. Info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...