Kuvendi i Kosovës gjatë këtij viti deri më tani ka zhvilluar 31 seanca.
Në muajin janar janë mbajtur katër seanca, në shkurt pesë seanca, në mars gjashtë seanca, në prill pesë seanca, në maj tri seanca, në qershor tri seanca dhe në korrik pesë seanca.
Këto seanca nga analistët e Kosovës, po konsiderohen si performancë e dobët.
Pasi që së shpejti Kuvendi i Kosovës shkon në pushim, si është parë angazhimi i deputetëve në këtë sesion pranveror për arbresh.info ka folur analisti Artan Demhasaj.
Demhasaj mendon se ky sesion ka qenë i dobët për shkak se shumica e projektligjeve që janë propozuar nga qeveria nuk është që kanë marr vëmendjen e duhur për tu shqyrtuar.
Ai tha se ditëve të fundit është parë një angazhim më i madh i deputetëve, por përsëri mbetet një angazhim i dobët.
“Kështu që pak a shumë mundemi me e konsideruar që nuk ka qenë sesion që i ka plotësuar nevojat ose nuk i ka shqyrtuar projektligjet që qeveria i ka dërguar në Kuvend, këto ditët e fundit ka pasur një angazhim pak më të madh, por gjithsesi ka qenë i dobët”, tha ai.
Sa i përket kësaj teme njësoj mendon edhe Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Shala tha se deputetët e Kuvendit janë treguar të papërgjegjshëm, ku për shkak të mungesës së tyre shumë projektligje kanë mbetur pa u miratuar tha ai për arbresh.info.
Ai tha edhe se nga ana tjetër kemi pozitën e cila ka 51 për qind të deputetëve, Qeveria e ka provokuar situatën për faktin se e ka shpërfill aq shumë opozitën duke mos ia votuar asnjë propozim, kjo sipas tij ka ndikuar në ecurinë e punës së Kuvendit, shton Shala.
“Është bërë traditë që deputetët e Kuvendit të shkojnë në Kuvend, të rrinë pak dhe pastaj dalin, ata vetëm i marrin mëditjet, aty brenda në Kuvend duket se kanë probleme pozitë- opozitë, por kur bëhet fjalë për udhëtime jashtë vendit ata janë shumë në harmoni të madhe me njëri tjetrin”, tha ai.
Sipas tij, Kuvendi i Kosovës nuk është në lartësinë e duhur dhe duhet që rregullorja e re e Kuvendit të forcohet edhe puna e deputetëve të shihet.
“Dhe, mund të kemi një situatë më të mirë, ndoshta mbas zgjedhjeve tjera do të vjen një legjislaturë më e përgjegjshme”, përfundoi Shala.
Kuvendi zhvillon punimet sipas një kalendari, të propozuar nga Kryesia, në konsultim me Qeverinë, me grupet dhe komisionet parlamentare.
“Gjatë këtyre seancave janë miratuar 55 ose (47.41) ligje, në procedurë janë 61 ose (52.59%)”, bëri të ditur për arbresh.info Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit.
Mbledhjet plenare të Kuvendit mbahen zakonisht dy herë në muaj dhe java plenare fillon ditën e enjte. Kryesia e Kuvendit cakton datën dhe vendos për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit./Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj