Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen Financiare për Projektin për “Forcimi i Qeverisjes Dixhitale për Ofrim të Shërbimeve në Kosovë”, i cili synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative publike dhe qasjes së qytetarëve në to.
Mbështetja e aprovuar financiare për projektin pesëvjeçar është kredi koncesionare prej 20 milionë dollarësh, nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) i Grupit të Bankës Botërore. Kredia ka maturitet prej 25 vjetësh dhe grejs-periudhë prej 5 vjetësh. Projekti do të zbatohet nga Agjencia për Shoqërinë e Informacionit.
“Projekti për Qeverisje Dixhitale me Bankën Botërore synon dixhitalizimin e shërbimeve nga administrata publike, e rrjedhimisht edhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët. Tutje, ky projekt do të ndikoj në uljen e kostove financiare e barrës administrative për qytetarët, si dhe rritjen e efikasitetit e transparencës për institucionet publike,” tha Ministri Murati, thuhet në komunikatën për media nga kjo Ministri.
“Zhvillimi i arkitekturës institucionale të qeverisjes digjitale dhe forcimi i infrastrukturës së rrjetit qeveritar dhe platformave të përbashkëta janë themelet kyçe për të mbështetur transformimin dixhital të shërbimeve qeveritare dhe publike,” tha z. Paolucci. “Dixhitalizimi i suksesshëm i shërbimeve dhe nxitja e përdorimit të tyre do t’i përforcojnë përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, për përmirësimin e fuqizimit të grave, si dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike”.
Projekti i propozuar synon të mbështesë përpjekjet e Qeverisë për të hedhur themele solide për sa i përket infrastrukturës, institucioneve dhe shkathtësive dixhitale si prioritete që mundësojnë kushtet e nevojshme për ofrim të shërbimeve me qytetarin në qendër.
Projekti do të mbështesë përmirësimet në ndërveprimin e sistemeve qeveritare, zgjidhjeve për rimëkëmbje nga ndonjë fatkeqësi, si dhe të platformave të përbashkëta.
Ky projekt do të mbështesë zgjerimin e shërbimeve elektronike të qeverisë përmes përmirësimit të portalit e-Kosova dhe pilotimit të një qasjeje inovative për ofrimin proaktiv të shërbimeve me qytetarin në qendër./Arbresh.info/
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa