Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.
Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.
Një familjar i tij për klankosova.tv ka thënë se Sadik Duraku është ndaluar dje së bashku me 300 persona të tjerë, por që sipas tij, ky nuk është liruar dhe është dërguar në Beograd, me akuza kinse ka kryer krime lufte.
Sipas familjarit, i cili foli në kushte anonimiteti, Duraku pritet nesër të dal para gjykatës së Beogradit.
Kujtojmë se Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u ndaluan nga policia serbe.
Derisa zyrtarët policorë u liruan gjatë ditës të gjithë, Jankoviq është liruar tek këtë pasdite.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...