Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident rrugor me veturë zyrtare.
IPK-ja bëri me dije të hënën se aksidenti ka ndodhur më 5 nëntor në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, derisa po trajtohej në QKUK.
Inspektorati bëri me dije se me urdhër të prokurorit, zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Vdes qytetari që u aksidentua me një veturë të policisë, IPK arreston policin
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani