Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti fillimisht ishte ndaluar dhe gjobitur për mos mbajtje të maskës, e më pas verifikimit nga ana e zyrtarëve policor në Ferizaj, del që ndaj të njëjtit kishte urdhër- arrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Policia nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka ndaluar personin, me inicialet B.G (M/K), i moshës 35 vjeçar, për shkak të mos respektimit të vendimit të Qeverisë së RKS , i datës 28.08.2021 Nr.01/32 , pë masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalim dhe luftimin e pandemisë COVID-19 , për mos mbajtje të maskës mbrojtëse , ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobën 35 euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, pasi policia ka bërë verifikimin e këtij personi , ka rezultuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, krahas gjobës së shqiptuar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, sipas urdhëresës së gjykatës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...