Vetëm sot në Kosovë nuk janë lejuar të hynë 11 maune nga Serbia.
Maunet me mallra serbe janë kthyer mbrapa për shkak të mos respektimit të masave të reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Deri tani kemi të kthyer 11 maune, të gjitha kthimet kane te bëjnë me aplikimin e masave te reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 të vendimit të Qeverisë”, ka thënë ai.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 37 të mbajtur më 30 maj ka marrë vendim për plotësim-ndryshim të vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
Aty është vendosur që të mos lejohet furja e produkteve që nuk i referohen me Republika e Kosovës.
“Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.
Gjithashtu është obliguar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare.
Republika e Kosovës e ka larguar taksës doganore 100% ndaj mallrave serbe duke e zëvendësuar atë me reciprocitet më 1 prill 2020./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...