U morë në mbrojtje nga policia, Krasniqi: S’jam ndjerë i kërcënuar edhe kur kanë rrjedh informacione për vrasje

12:06 | 7 Nëntor 2023
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje.

Ai thotë se mbrojtja i është ofruar pas një vlerësimi të organeve të sigurisë, kjo pas sulmit terrorist në veri të vendit.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur na ka rrjedh informacion për kërcënime me vrasje edhe para pak muajsh. Por ka qenë vlerësim i organeve të sigurisë që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt, për arsye besoj që ata duhet të tregojnë, besoj që lidhet me situatën e tensionuar dhe të përkeqësuar pas sulmeve në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info/

Konfirmohet raportimi i Arbresh.info: Lumir Abdixhiku, por dhe Memli Krasniqi merren në mbrojtje nga Policia e Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme