Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar, Projektligjin për Siguri Kibernetike, i cili u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar.
Kryeministri Albin Kurti tha se me Projektligjin në fjalë do të themelohet edhe Agjencia për Siguri Kibernetike.
“Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike që do të jetë institucioni kyç për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Kosovë. Kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike. Kjo agjenci do të ketë për detyrë të monitorojë dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike”, tha ai.
Kurse Ministri Sveçla tha se sulmet kibernetike të ditëve të fundit ndaj shërbimeve të internetit në institucionet e Kosovës tha se projektligji për Siguri Kibernetike synon të krijojë kushtete që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës.
“Në kuadër të Projektligjeve të MPB-së, për vitin 2022 është edhe Projektligji për Sigurinë Kibernetike. Siç e dimë kohëve të fundit jemi përballur me sulme kibernetike që kanë cenuar funksionalitetin e shërbimeve. Përmes këtij ligji synohet të krijohen kushtet që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sveçla./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...