U merret licensa katër infermiereve që u përfshinë në rastin e të moshuarës në Pejë

14:21 | 3 Nëntor 2022
A. B.

Oda e Infermierëve e Kosovës ua ka tërhequr licencën katër infermiereve të përgjithshme të cilat ishin të punësuara në Qendrën e Të Moshuarve “Orenda” në Pejë pas rastit të djeshëm të dhunës ndaj të një moshuarve.

Në vendimin e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës thuhet se mbështetur në ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë është marrë vendimi për tërheqje të licencës dhe fshirje të Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i IOK për anëtarët, thuhet në njoftimin OIK-së.

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi – Gashi janë infermieret të cilave iu është tërhequr licenca.

E gjithë kjo ka ardhur pasi dje është publikuar një video në të cilën një infermiere në qendrën “Orenda” në Pejë shihet duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme