Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, sot u mbajtë ceremonia e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team –NALT). Në këtë ceremoni, tashmë tradicionale, nën kufizimin e masave anti-covid, drejtori i deritashëm i NALT-it, gjeneral brigade Frank T. Best, i transferoi autoritetin e tij zyrtar, drejtorit të ri, gjeneral brigade Jorg Rüter. Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, si dhe zyrtarë e oficerë të lartë të NALT-it, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjatë ceremonisë, me fjalimet e tyre u paraqitën gjeneral Best, pastaj ministri Mehaj, gjeneral Rama, duke përfunduar me fjalimin e gjeneral Rüter.
Në fjalimin e tij, gjeneral Best, vlerësoi angazhimin e madh të stafit të tij si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e duhur me stafin vendor të Ministrisë dhe FSK-së. Ai evokoi nga periudha e qëndrimit në Kosovë me mesazhin për të bërë ndryshimin për të mirën e gjeneratave të reja.
Në fjalimin e tij, ministri Mehaj, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e NALT-it nën udhëheqjen dhe drejtimin e gjeneral Best, të cilin, me vlerësimin më të lartë, e nderoi me medaljen “Shërbim i shquar”. Në fjalimin e tij, gjeneral Rama theksoi se mbështetja e NALT-it nën drejtimin e gjeneral Best ka qenë shumë e rëndësishme në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe për motivacionin e njëjtë e nderoi me medaljen “Shërbim vetëmohues”.
Duke i dëshiruar mirëseardhje gjeneralit Rüter, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama, shprehën besimin e plotë se përvoja e tij e gjatë profesionale do të mundësoj vazhdimin e realizimit të suksesshëm të misionit dhe detyrave të NALT-it edhe në të ardhmen. Pas aktit zyrtar të transferit të autoritetit, me fjalimin e tij u paraqitë, gjeneral Rüter i cili shprehu falenderimin e tij për paraardhësin, vlerësimin për lidershipin e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, si dhe vullnetin e tij të lartë për të filluar punën në bashkëpunim të shkëlqyer me ta.
Programi i ceremonisë u shoqërua edhe me pika të zgjedhura muzikore për tu përmbyllur solemnisht me Himnin e NATO-s.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2