Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i GVRAP. Takimin e kryesoi Ministri i MPB-së, Agim Veliu, njëherëshit dhe kryesues i Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike .
Në këtë takim morën pjesë: Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu , Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, përfaqësuesit nga institucionet e linjës, dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian ishin prezent në këtë takim përmes platformës online ZOOM.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, theksoi se Qeveria e Kosovës deri më tani i ka marrë disa masa serioze, duke e filluar nga procesi i rekrutimit të stafit online.
“Vullneti politik ekziston dhe ne kemi treguar përkushtim serioz në këtë proces. Legjislacioni që e rregullon këtë proces është në harmoni me BE-në. Rruga jonë është njëdrejtimëshe e që është anëtarësimi në BE”, tha zëvendëskryeministri Tahiri.
Ministri i MPB-së, Agim Veliu tha se takimi i sotshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe unik, sepse për herë të parë vendet anëtare të BE-së po e ndjekin këtë diskutim.
“Kosova, ashtu si vendet e tjera Evropiane, është përballur me sfida të rëndësishme, siç është rasti me pandeminë COVID 19. Megjithatë, Kosova nuk ka qenë e vetme në adresimin e këtyre sfidave dhe unë dua të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen domethënëse dhe jetike që Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”, theksoi ministri Veliu.
Gjithashtu konfirmoi se mbeten të përkushtuar për të vazhduar edhe më tutje me reformimin dhe avancimin e shërbimeve të Administratës Publike.
“E një rëndësie të veçantë do të jetë zbatimi i procesit të racionalizimit të Agjencive, si dhe harmonizimi i të gjitha Ligjeve që janë në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, theksoi ministri Veliu.
Ndërsa David Cullen, Shef i Njësisë D3 nga Drejtoria e Përgjithshme NEAR i Komisionit Evropian, tha se vlerëson partneritetin dhe diskutimet e sinqerta që kishin me ministrin Veliu, të cilin e falënderojë në veçanti që preki disa pika që janë shumë të rëndësishme në këtë proces.
“Ishte një vlerësim i përbashkët se reformës duhet t’i japim drejtim strategjik në bazë të planit në reformë. Kjo është një agjendë afatgjate, por duhet të tregohet seriozitet në rekrutimin e stafit në bazë të meritave dhe duhet që të futet llogaridhënia në menaxhim”, theksoi Cullen, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...