Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takim i grupit Punues i Strategjisë Kundër Narkotikëve. Me këtë rast u raportua për të arriturat në implementimin e Strategjisë dhe bashkëpunimin e autoriteteve të vendit në ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra njëherit Koordinator Nacional për Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës Kundër Narkotikëve, vuri theks të veçantë në rëndësinë e politikës së parandalimit të kësaj dukurie përmes edukimit, pa u kufizuar edhe në rolin e mekanizmave tjerë vendor për të minimizuar pasojat nga drogat, si dhe duke vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin me komunitetin, shkruan arbresh.info.
Ndër pikat e rëndësishme që u diskutua në këtë takim ishte edhe kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj për marrjen e masave për parandalimin e futjes së drogave në shkolla./arbresh.info/
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...