Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot takimin e dytë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe me donatorët.
“Duke qenë se inicimi i arsimit dual është prioritet për qeverinë tonë, duhet gjithsesi të përmirësojmë bashkërendimin në mënyrë që arsimi dual të ketë sukses. Duhet të arrijmë që t’i përgatisim nxënësit gjatë shkollimit dhe t’i vetëdijesojmë ndërmarrjet që investimi në zanatmarrës/nxënës është investim i duhur dhe largpamës”, tha ai.
Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, foli për fushat që kanë identifikuar në të cilat duhet të përqendrohet reformimi i AAP-së: Qeverisja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila do të merret me përmirësimin e qeverisjes së AAP-së në mënyrë që qeverisja të ketë qasje holistike dhe të funksionojë në mënyrë efektive dhe efikase, si dhe Inicimi i zbatimit të arsimit dual, një premtim për të cilin është zotuar qeveria, me qëllim të inicimit dhe zbatimit të arsimit dual, duke qenë që pilotimi duhet të fillojë në vitin shkollor 2022/2023.
Në takim u propozuan anëtarët e të dy task forcave. Për task forcën e parë Qeverisje funksionale e sistemit të AAP-së, u propozuan dhe u miratuan 15 anëtarë, ndërsa për task forcën e dytë, Inicimi dhe implementimi i arsimit dual, u propozuan dhe u miratuan 22 anëtarë.
Fondacioni BESA prezantoi punën që ka bërë që nga 15 marsi, kur u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me MASHTI. Zbatimi i sistemit dual, sipas këtij fondacioni, mund të nisë nga muaji shtator dhe shumica e kompanive në Kosovë pajtohen të investojnë në burime njerëzore, sepse është një strategji afatgjatë për secilën kompani dhe për ekonominë në Kosovë. Profilet e para do të jenë në industrinë e drurit, atë të metaleve, floktari, turizëm, hotelieri e kuzhinieri.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se duhet një analizë e mirëfilltë për nevojat e industrisë që sistemi i AAP-së të mund t’i përshtatet nevojave të tregut.
Këshilltarja e jashtme për AAP në MASHTI, znj.Majlinda Rizvanolli-Bajraktari prezantoi hapat e radhës: fillimin e fushatës promovuese të MASHTI, e cila mbështetet nga GIZ, Fit For Jobs, si the BESA Foundation, fokusimin në pilotimin e profileve dhe finalizimin e koncept-dokumentit për ligjin mbi AAP deri në fund të vitit 2022./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...