Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u zhvillua mbledhja e pestë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Kjo mbledhje u kryesua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, përcjell Arbresh.info.
Prezent ishin ministra, zëvendësministra e përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të pavarura, relevante për përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.
“Integrimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës, andaj çdo hap që ndërmerret në drejtim të këtij objektivi strategjik është një hap i duhur tutje drejt integrimit të Kosovës në këto institucione dhe organizata”, tha Bislimi në hapjen e kësaj mbledhjeje.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se fillimisht në pjesën e parë të mbledhjes u diskutua për masat të cilat kanë arritur zbatim në Planin e Veprimit ERA II dhe aspektin e përgjithshëm të gjendjes së zbatimit sipas institucioneve dhe në të dytën hapat dhe reformat kyçe të parapara në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, PKIE 2023-2027.
Në këtë mbledhje të pestë të këtij Këshilli, u fol dhe rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme në zbatimin e arritjen e objektivave drejt rrugës së integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
“Siç e dini, më 15 dhjetor 2022 kemi dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE. Në veçanti tani pas aplikimit për anëtarësim pritet përshpejtim i zbatimit të reformave dhe përmirësimi i cilësisë dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve. Fokusi qëndron tek krijimi i momentumit për pranimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian për t’u vlerësuar për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim. Prandaj, është me rëndësi kyçe që reformat nën përgjegjësinë e institucioneve që drejtoni të zbatohen brenda afateve kohore të vendosura nga vetë institucionet tuaja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit si institucionin kryesor koordinues për integrim evropian”, shtoi ndër të tjera Bislimi.
Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane./Arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...