Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK-KDWV), bashkë me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM Kosovo), Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë (FES), si dhe Kantar (Index Kosova), organizuan konferencën “Ndikimi i Liberalizimit të Vizave: Sfidat dhe Mundësitë për Bizneset në Kosovë”.
Ngjarja mblodhi figura të rëndësishme nga qeveria, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit për të shqyrtuar përfitimet e mundshme dhe sfidat që dalin nga liberalizimi i vizave për Kosovën.
Konferenca trajtoi tri tema përgjatë tri paneleve të diskutimit.
Filloi me një diskutim mbi liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e fuqisë punëtore në Kosovë, duke u pasuar nga një diskutim tjetër me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit mbi pasojat ekonomike të rritjes së lëvizjes së fuqisë punëtore.
Dhe në fund paneli i tretë dha rekomandime për politikat e migracionit dhe punësimit.
Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive e OEGJK-KDWV, tha se rezultati më i madh i kësaj konference është se u analizuan tema të nxehta që janë shumë të rëndësishme për sektorin privat, në lidhje me migrimin e rregullt dhe mungesën e fuqisë punëtore.
“Kemi pasur fatin të kemi një grup ekspertësh si panelistë në këtë konferencë, të cilët e kanë analizuar në thellësi sfidat dhe mundësitë që ofron liberalizimi i vizave për bizneset në Kosovë”, tha Hasani.
Anna Rostocka, shefe e misionit të IOM Kosovo, e vlerësoi konferencën për nxitjen e diskutimeve mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në punë dhe peisazhin socioekonomik të Kosovës, duke mundësuar palëve të interesuara të zhvillojnë zgjidhje praktike.
“Migrimi kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm duke mundësuar transferimin e aftësive, duke rritur fuqinë punëtore, duke nxitur investimet dhe diversitetin kulturor. Përfshirja e sektorit privat së bashku me subjektet publike është thelbësore për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj migrimit dhe për të adresuar nevojat e tregjeve të punës, individëve dhe komuniteteve. Kjo ngjarje lehtëson ndarjen e njohurive, midis palëve të interesuara, në mënyrë që të maksimizohet përfitimi i migrimit për zhvillim”, tha Rostocka, thuhet në komunikatën për media.
Pjesëmarrës tjetër në konferencë ishin përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeministrin e parë ,Besnik Bislimi, i cili e vlerësoi ngjarjen si një gur themeli në fushatën paraliberalizimit të vizave.
Teksa, ambasadori gjerman Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave, së bashku me kompani dhe organizata të ndryshme pjesëmarrëse.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të ndajë konkluzionet e konferencës me të gjitha palët kyçe, duke kontribuar në qasje optimale për respektimin e rregullave të liberalizimit nga individët dhe bizneset në Kosovë.
Kjo konferencë, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM Kosovo), Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë (FES) dhe Kantar (Index Kosova), ofroi një përvojë të pasur të ndarjes së njohurive.
Pjesëmarrësit përfituan informata të çmuara, shkëmbyen ide dhe krijuan bashkëpunime strategjike për përparimin e komunitetit biznesor në Kosovë./Arbresh.info/
—
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë