Shoferët e qytetarët i janë gëzuar rikthimit në qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush” për autobusët dhe taksitë
Nga 26 nëntori asnjë automjet, autobus apo kampion nuk është lejuar të kalojnë në rrugën Xhorxh Bush, kjo pasi ishte pa e arsyeshme nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, që për festat e fundvitit kjo rrugë të shndërrohet në shesh.
Largimi i shtëpizave të vendosura në këtë rrugë gjatë festave të fundvitit u bë me 8 janar, ndërsa të premten (sot) kjo rrugë rikthehet në qarkullim për autobusët urban të linjave 1, 3, 4 dhe taksive.
Mirëpo, qarkullimi do të lejohet vetëm në njërën korsi, pasi tjetra do të mbetet sërish e lirë për qytetarët si gjysmë shesh, e bllokuar për automjete, autobusë dhe taksitë.
Shoferi i autobusit të linjës 1, për ‘Arbresh.info’ ka thënë se është pritur mirë nga ai që është rikthyer për të qarkulluar në këtë rrugë përsëri, pasi sipas tij nga momenti i mbylljes e deri më sot, qarkullimi me autobus nisi t’ju shkaktojë mjaftë telashe, kolona dhe madje shumë shpenzime.
Ndërsa, shoferi i këtij taksi privat thotë se për 20 minuta ka arritur nga Bregu i Diellit tek tre Sheshirat, siç njihet kjo pjesë tek rruga “Xhorxh Bush”.
Vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e kësaj rruge, e kishin kritikuar qytetarët, por rikthimi për qarkullim vetëm për autobusët e linjave dhe taksive, u mirëprit nga ta. Ata thonë se koha për të shkuar në destinacionet e tyre me autobus, tashmë është shkurtuar shumë.
Qytetarët pohojnë se tashmë nuk do t’i bëjnë më shumë se 2 orë sa u është dashur pas 26 nëntorit, kur edhe ishte mbyllur kjo rrugë për qarkullim.
Megjithatë, edhe pse kjo rrugë është leshuar për qarkullim, nga vozitësit është vërejtur që mungon vendosja e shenjave që tregojnë se kujt i lejohet të kaloi këndej, pasi që në ditën e parë u pa një huti nga shoferët e automjeteve private, suke mos e ditur nëse u lejohet qarkullimi edhe atyre apo jo.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar vozitësit e automjeteve që nuk u lejohet hyrja, dhe se 500 euro do të jetë gjoba ndaj tyre, si dhe do tu merret patentë shoferi për tre muaj nga Policia e Kosovës./arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...