Një person ka vdekur aksidentalisht dje në orën 10:30 në Leposaviq.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima mashkull deri sa ishte duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë e kësaj mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.
“Leposaviq, 25.09.2020-10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me auto-ambulancë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, mirëpo nuk u ka përballuar plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...