Në dy javët e kaluara, 48 raste me coronavirus janë regjistruar në Austrinë e Epërme, të cilat kanë të bëjnë me të kthyerit nga vendet tjera në Austri, kryesisht nga Ballkani Perëndimor.
Dymbëdhjetë persona të infektuar kishin ardhur nga Kosova, dhjetë nga Serbia, shtatë nga Bosnja, nga pesë, prej Rumanisë dhe Kroacisë, dy nga Maqedonia e Veriut dhe nga një i infektuar nga: Turqia, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Afganistani dhe Italia, kështu kanë njoftuar autoritet e Landit të Austrisë së Epërme të dielën pasdite.
Shumica e të infektuarve u testuan pozitivë për COVID-19 në Perg dhe Mauthausen . Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin për pushime në Ballkanin Perëndimore dhe teksa janë kthyer në Austri, kanë rezultuar të sëmurë, me COVID-19, raporton heute.at përcjell Albinfo Austria.
Kryetari i Bashkisë së Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer ka kërkuar më shumë kontrolle kufitare duke pas parasysh pushimet që sapo kanë filluar dhe lëvizjet e shtuara të udhëtimit.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra