Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre kosovarë të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Arrestimi i tyre është bërë në aeroportin e Rinasit. Dy llapjanë dhe një ferizajas ishin të pajisur me viza gjermane dhe belge, por që ishin të falsifikuara.
Inicialet e të arrestuarve:
B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;
L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;
V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë transit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së. /arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi