Zyrtarë komunal nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit së bashku megjeologët nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës kanë qëndruar të mërkurën në zonën e rrezikut nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Trepçe, ku si shkak i rrëshqitjeve është bërë bllokimi i rrugës.
Në fjalën e tij zyrtari i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Blerim Meholli, ka theksuar se në vendin ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe bllokim të rrugës për vizitë dhe analizë të gjendjes, ishte Shërbimi gjeologjik i Kosovës si dhe tre gjeolog që punojmë në komunën e Mitrovicës.
Po ashtu ai ka shtuar se rruga kryesore nga data 16 mars 2018 është e mbyllur me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, kurse është aftësuar
dhe përgatitur për qarkullim rruga alternative që do përdoret derisa të gjendet një zgjidhje afatgjate kundër rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë, ka thënë ndër të tjerash zyrtari i DMSH Blerim Meholli.
Sipas tij nga gjeologët në Shërbimi Gjeologjik i Kosovës si dhe gjeologët që punojmë në komunë Besim Beka, Bahri Sinani dhe Blerim Meholli është vëzhguar nga afër struktura e dheut dhe hapësirë më të gjerë, ku theksoj më pas se rrëshqitjet në atë rrug paraqesin rrezik për banorët e fshatrave të
rajonit të Shalës së Bajgorës, ai më tutje ka thënë është vërtetuar se mund të pritet edhe rrëshqitje e re e dheut.
Ekipi i gjeologëve që ka analizuar gjendjen në këtë zonë ka konstatuar se hapi i Ministrisë për mbylljen e kësaj rruge ka qenë shumë i qëlluar pasi ajo vazhdon të jetë problem për sigurinë e qytetarëve që e frekuentojnë në baza ditore këtë rrugë.
Në ndërkohë përderisa Ministria e Infrastrukturës të ndërmerr hapat e domosdoshëm të sanimit të gjendjes, pasi kjo rrugë është në përgjegjësi të kësaj Ministrie, fal intervenimit të komunës është ndërtuar dhe mundësuare për qarkullim rruga alternative që do krijoj kushte për lëvizje për banorët e fshatrave të Shalës së Bajgorës.
Vlen të rikujtohet se kjo rrugë për qarkullimin e banorëve të fshatrave të Shalës se Bajgorës , është bërë e mundur, fal iniciativës të kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...