U grushtua protestuesi nga roja e tij, Thaçi: Sjellje shumë e butë

20:57 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë konferencës që po mbahej në oborrin e Presidencës, një person që po bërtiste hajn në drejtim të Hashim Thaçit.

E në videon që po qarkullon shihet roja e Presidentit duke grushtuar personin në fjalë.

I pyetur për këtë në T7, Thaci thotë se Kurtit nuk do t’i lejohet që të fyej e kërcënojë, pasi që toleranca do të jetë zero.

“Toleranca do të jetë zero, nuk do të lejohen që të fyej kërcënojë apo të pretendojë sulm fizik. Personeli i sigurisë e kanë kryer punën në mënyrë profesionale dhe të saktë”, tha ai.

Tutje Presidenti e quajti sjellje shumë të butë këtë gjest të personelit të sigurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme