Dy fëmijët e familjes Arifaj nga Komuna e Deçanit ditën e djeshme humbën jetën tragjikisht në Gjermani.
Të moshës 17 dhe 13-vjeçare, dy të rinjtë u goditën nga treni me shpejtësi të madhe, shkruan portali arbresh.info
E pranë tyre ishte edhe djali i tretë i familjes i cili e pa gjithë ngjarjen nga afër.
Tragjedia u shpalos edhe para syve të së ëmës e cila e pati të pamundur të bënte ndonjë gjë.
E gjithë familja ndodhet në gjendje shoku për shkak të tronditjes që pësuan nga kjo ngjarje që ka prekur tërë Kosovën.
Bazuar në informacionet e para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur. Me rastin tani po merret Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.
Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.
Hasani e Bleriani do të sillen në Kosovë ku do të varrosen në Deçan./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...